Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 07 May 2024 - 07:58
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot moti në Kosovë do të jetë i ngrohtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fillimisht me intervale me diell, e gjatë ditës do të ketë edhe zhvillime vransirash, që më vonë pasdite dhe mbrëmje mund të sjellin mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë, kryesisht përreth viseve malore.

Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 23C e 25C.

(Kosova Sot Online)