Osmani në Teksas, bën mësimin e parë në pilotim të helikopterit, Zotëriu i Parë thotë se ka ardhur koha që Kosova t’i blejë

  • E.K /
  • 10 May 2024 - 13:06
Osmani në Teksas, bën mësimin e parë në pilotim të helikopterit, Zotëriu i Parë  thotë se ka ardhur koha që Kosova t’i blejë

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë videon që publikoi vetë Presidentja ku shfaqej duke pilotuar një helikopter të kompanisë Bell, gjatë vizitës së saj në Teksas, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sadriu ka thënë se është koha që Kosova të blejë helikopterë të tillë, duke theksuar se janë të njohur globalisht për përsosmërinë e tyre.

“Helikopterët Bell janë të njohur globalisht për përsosmërinë e tyre si në aplikimet civile ashtu edhe në ato ushtarake. Është koha që Kosova t’i marrë ata”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)