Ky është kosovari i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 17:24
Ky është kosovari i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Raportohet se një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person u gjet pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ka bërë vetëvrasje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për Blerim Mataj, rreth 42-vjeçar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur me 1982.

Me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë ( IML) për Obduksion ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”.”

(Kosova Sot Online)