Ujqit, shkaktarë të armëpushimit

  • 09 December 2018 - 15:21
Ujqit, shkaktarë të armëpushimit

Gjatë Luftës së Parë Botërore forcat gjermane dhe ruse u detyruan të ndalonin zjarrin për të bashkëpunuar në gjah të ujqve. Fronti Lindor në atë kohë zgjerohej nga Deti i Zi në jug e deri te Deti Baltik në Veri. Gjatë dimrit ekstrem të viteve 1916-1017, në kohën e Luftës së Parë, ujqit në atë zonë po ngordhnin urie për shkak të mungesës së ushqimit. , raporton Gazeta Kosova Sot 

Ata filluan të sulmonin edhe ushtarët rus, edhe ata gjermanë në pjesën lindore të frontit në regjionin Vilnus-Minsk. I nxitur nga uria ekstreme, dëshpërimi i tyre ndikoi në rritjen e frikës së njerëzve nga ta. Në fillim ujqit sulmonin individë por më pas sulmet e tyre eskaluan në grupe të ushtarëve. Sulmet u bënë kaq të këqija dhe të rregullta sa ushtarët u detyruan të ndërmerrnin diçka. Ushtarët provuan t'i helmonin ata, provuan t'i qëllonin me pushkët e tyre madje edhe shkuan deri në atë pikë sa përdorën granata kundër tyre, por asnjë nga këto përpjekje nuk ndaloi sulmet. Ujqit e mëdhenj rus ishin aq të uritur sa tufa të reja zëvendësonin shumë shpejtë ato që vriteshin. Ushtarët gjermanë dhe rus nuk patën tjetër opsion veç të deklaronin armëpushimin dhe të bashkoheshin me përpjekje të koordinuara për të vrarë qindra ujqër. Sapo përfundoi ky problem, luftimet rifilluan mes dy shteteve dhe të gjitha mendimet e bashkëpunimit u shlyen.

(Kosova Sot)