Si ta kontrollojmë peshën e kafshëve shtëpiake?

  • 14 January 2019 - 09:10
Si ta kontrollojmë peshën e kafshëve shtëpiake?

Kafshët shtëpiake, qofshin qen apo mace, me kalimin e viteve, ulin ndjeshëm aktivitetin e tyre fizik. Kjo është një prej arsyejeve kryesore që ato të rrisin disa kg me tepër në peshën e tyre. Sa më të vjetër të jenë në moshë, aq më të zvogëluar e kanë aktivitetin e tyre fizik.

Qentë dhe macet e moshuar kanë nevojë për ushqime të posacme të cilat janë ushimqe me kalori dhe proteina te reduktura,përcjell Kosova Sot.

Pesha mbi normë është një prej shkaqeve të paraqitjes apo përkeqësimit të artriteve.

Mbajtja e kafshëve në peshe ideale, është një prej masave kryesore që ju mund të ndërmerni për të parandaluar artritet.

Eshtë për tu vlersuar sesi humbja e disa kg të tepërt, ndryshon ndjeshëm jetën e mikut tuaj.

(Kosova Sot)