Licencimi i laboratorëve privat për testet Covid-19 korrupsion në kohë pandemie

Licencimi i laboratorëve privat për testet Covid-19 korrupsion në kohë pandemie
Licencimi i laboratorëve privat për testet Covid-19 korrupsion në kohë pandemie

Dardan Grapci

  • 16 August 2020 - 15:51

Shkruan: Dardan Grapci

“Unë konsideroj se me bartjen e kompetencave edhe tek laboratorët privatë, qytetarët jo vetëm që do ngarkohen financiarisht, por edhe laboratorët private nuk i kanë, shumica prej tyre, të gjithë kushtet standarde, e shumë prej tyre ndoshta nuk i kanë as kushtet minimale për bërjen e testeve të Covid-19. Prandaj nëse ndodhë dhe lejohet të vazhdon ky skandal pas dhënies së licencave laboratorëve private, atëherë shihet qartë se këtu ka gisht politika për interesat personale të individëve, dhe këtu kryesisht lidhen interesat e grupeve të caktuara që kontrollohen nga politika brendshme në LDK”.

Mendoj që do të ishte shumë mirë dhe e drejtë që fare të mos me ju jepej e drejta për realizimin e testeve për Covid-19 laboratorëve private, për ti testuar qytetarët, pra të mos ju jepeshin licencat. Këto teste do të duhej të bëheshin ekskluzivisht nëpër qendrat e mjekësisë familjare, ndryshe ky projekt i kësaj Qeverie, të cilës është duke i ardhur fundi, është një projekt korruptim dhe i cili duhet të anulohet menjëherë pa u menduar dy herë, duhet ë ndërhyjnë institucionet e drejtësisë. Unë konsideroj se me bartjen e kompetencave edhe tek laboratorët privatë, qytetarët jo vetëm që do ngarkohen financiarisht, por edhe laboratorët private nuk i kanë, shumica prej tyre, të gjithë kushtet standarde, e shumë prej tyre ndoshta nuk i kanë as kushtet minimale për bërjen e testeve të Covid-19. Prandaj nëse ndodhë dhe lejohet të vazhdon ky skandal pas dhënies së licencave laboratorëve private, atëherë shihet qartë se këtu ka gisht politika për interesat personale të individëve, dhe këtu kryesisht lidhen interesat e grupeve të caktuara që kontrollohen nga politika brendshme në LDK. Pra vendimi i duhur dhe i drejtë do të ishte që të fuqizohen me kapacitetet e duhura laboratorët e institucioneve shëndetësore publike, dhe nëse këto nuk do të arrinin ta kryejnë punën për shkak të numrit në rritje, atëherë laboratorëve private do të duhej dhënë licenca në numër të kufizuar që të punojnë si të kontraktuara nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke i hequr shteti shpenzimet për pacientët që do të kryenin testet e Covid-19, dhe jo të atakohet xhepi i varfër i qytetarit të Kosovës”,

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".