Kosova në kërkim të një presidenti të ri të shtetit, me imazh pozitiv dhe besim qytetar, të pa shantazhuar dhe atakuar nga drejtësia ndërkombëtare

Kosova në kërkim të një presidenti të ri të shtetit, me imazh pozitiv dhe besim qytetar, të pa shantazhuar dhe atakuar nga drejtësia ndërkombëtare
Kosova në kërkim të një presidenti të ri të shtetit, me imazh pozitiv dhe besim qytetar, të pa shantazhuar dhe atakuar nga drejtësia ndërkombëtare

Nexhat Haziri

  • 17 August 2020 - 07:24

Shkruan: Nexhat Haziri

“Kosova nuk ka nevojë për një president të tillë, sikur z. Haradinaj, e as sikur z. Thaçi që tashmë është në fund të mandatit, të cilët janë lehtë ta atakueshëm dhe të shantazhuar jo vetëm nga media ndërkombëtare, por edhe nga kundërshtarët e shtetit të Kosovës, e që paraqesin problem edhe në raport me bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtar. Kosovës në kohë aspak të favorshme dhe siç e thamë me një imazh që lë shumë për të dëshiruar në arenën ndërkombëtar, i duhet një president që gëzon autoritet te qytetarët e vendit, i përgatitur profesionalisht, me kredibilitet moral dhe politik, dikush që do të mund ta përçonte mençurinë dhe urtësinë e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, që është shumë e nevojshme tani për vendin tonë qoftë për ta kthyer besimin e qytetarëve të institucioni i presidentit, por edhe ta fitonte respektin për vendin edhe në rrafshin ndërkombëtar”.

-Është krejt e pakuptimtë ambicia e Ramush Haradinajt për postin e presidentit të vendit, duke llogaritur në konfirmimin e aktakuzës për presidentin aktual z. Thaçi nga Gjykata Speciale do të jetë zhgënjyese për z. Haradinaj, për faktin se edhe vet ky nuk i ka të mbyllura hesapet me Gjykatën Speciale. Ka shumë faktor që e bëjnë të pamundur që z. Haradinaj të zgjidhet si president i vendit. E para z. Haradinaj nuk gëzon kurrfarë reputacioni ndërkombëtar që të jetë një burrë shtetas i pranuar dhe i respektuar në arenën ndërkombëtar për shkak të kaluarës së tij, dhe jo vetëm asaj politike, nuk është një njeri që do të mund të përfaqësonte unitetin qytetar dhe politik në vend, mungesa e fuqisë politike, pasi vjen nga një parti rajonale siç është AAK-ja, prirja e tij profesionale e politike lë shumë për të dëshiruar dhe faktor të tjerë që në fund të fundit zgjedhja e tij për president nuk do ti bënte nderë vendit e as nuk do të kontribuonte në ngritjen e imazhit të rrënuar ndërkombëtar të vendit. Kosova nuk ka nevojë për një president të tillë, sikur z. Haradinaj, e as sikur z. Thaçi që tashmë është në fund të mandatit, të cilët janë lehtë ta atakueshëm dhe të shantazhuar jo vetëm nga media ndërkombëtare, por edhe nga kundërshtarët e shtetit të Kosovës, e që paraqesin problem edhe në raport me bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtar. Kosovës në kohë aspak të favorshme dhe siç e thamë me një imazh që lë shumë për të dëshiruar në arenën ndërkombëtar, i duhet një president që gëzon autoritet te qytetarët e vendit, i përgatitur profesionalisht, me kredibilitet moral dhe politik, dikush që do të mund ta përçonte mençurinë dhe urtësinë e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, që është shumë e nevojshme tani për vendin tonë qoftë për ta kthyer besimin e qytetarëve të institucioni i presidentit, por edhe ta fitonte respektin për vendin edhe në rrafshin ndërkombëtar. Kosova duhet të çlirohet përfundimisht nga njerëzit me të kaluara të dyshimta të cilët duke qenë bartës të institucioneve më të larta të vendit, kanë bërë që Kosova në rrafshin ndërkombëtar të shihet si një shtet jo funksional, për të mos thënë I dështuar. Andaj z. Haradinaj është mirë që të heqë dorë nga kjo ambicie dhe të pushoi së shatntazhuari partnerin e madh në koalicion LDK-në, pasi zgjedhja e tij si president, ka shumë gjasa që të mbetët vetëm edhe një ëndërr e tij e paralizuar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".