I takon së kaluarës, Kosova nuk është koloni e Serbisë

I takon së kaluarës, Kosova nuk është koloni e Serbisë
I takon së kaluarës, Kosova nuk është koloni e Serbisë

Rexhep Shahu

  • 18 August 2020 - 17:59

Shkruan: Rexhep Shahu

“Negociatorët shqiptare nuk më pyesin mua, por Serbia nuk mund të veje kurrë më asnjë kusht për diktim në Kosovë. Nëse Serbia nuk donë të ndryshojë gjendje e marrëdhënie me Kosovën ajo do të humbasë edhe shumë më tepër se sa ka humbur Kosovën, do të humbasë zhvillimin, kohën, duke u marrë me Kosovën, do të mbetet e varur gjithmonë. E Kosova edhe kaq sa ka fituar është e kënaqshme, ka fituar shtetin, pavarësinë lirinë. Negociatorët e Kosovës vetëm nuk duhet të sillen si koloni e Serbisë, duhet ta dinë se Serbia është dëbuar përjetësisht nga Kosova me luftë. Negociatorët e Kosovës vetëm duhet të sillen si të barabartë me serbët dhe kaq”.

Unë besoj se shqiptarët do të binden përditë e më shumë se janë zot në tokën e trojet e tyre. Manastiret serbe, nëse janë serbe, gjë që do të vërtetohet me kohë gjatë forcimit të shtetit të Kosovës, janë në troje shqiptare. Nuk ka as do të ketë në një të ardhme të shpejtë kishe serbe në tokë shqiptare, veç nëse do jetë si muze por jo zotëruese trojesh e penguese zhvillimi. Komuna e Deçanit dhe gjithë shteti k Kosovës nuk mund të zhvillojnë pronat e as të investojë në Kosovë me leje nga Serbia. Kjo ka marrë fund në 1999, ani se Vucici donë të bëjë sikur nuk e di. Kishat serbe të pretenduara nuk janë gangja të mjaftueshme ku mund të varet Serbia, në Kosovë sepse nëse pretendon vërtetë ajo do të duhet të mbetet e varur në Kosovë gjithmonë dhe një shtet i varur nuk mund të jetë i lirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".