Lexoni edhe:
Borrell: Do të vazhdojmë të bëjmë presion ndaj Kosovës e Serbisë që të lëvizin përpara me zbatimin e marrëveshjeve
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Pas vendosjes së tabelave me dy gjuhësi, atë shqipe dhe serbe, në disa komuna me shumicë serbe, duke e vendosur shqipen të parë, para gjuhës serbe, u ngutën lugetërit shovinist me akuza se po shkelet ligji. Ata po deklarojnë se gjuha serbe duhet të jetë "gjuhë" e parë, para gjuhës shqipe.
Në Kushtetutën e Kosovës është e garantuar dygjuhësia. Gjuha shqipe dhe serbe janë gjuhë zyrtare. Ndërsa, në vendet ku ka komunitete tjera, edhe gjuhët e tyre amtare. Në nenin 3, paragrafin 1 të Kushtetutës, qëndron:
"Republika e Kosovës është shoqëri shumë etnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera (...)".
Dhe, më poshtë, në nenin 5, paragrafin 1 të Kushtetutës, theksohet:
" Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe".
Paragrafin 2:
"Gjuha turke, boshnjake dhe ajo rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal ose do të jenë në përdorim në cilindo nivel në pajtim me ligjin ".
Kushtetutshmërish, kudo në Republikën e Kosovës, përdoret gjuha shqipe dhe pas kësaj vjen gjuha serbe, ndërsa në vendet ku ka komunitete tjera, edhe gjuha e tyre.
Slavisa Mladenovic, Komisionar për Gjuhët, mbështetet në ideologjinë nacional shoviniste. Nacionalisti Mlladenovic, deri më tash nuk e pengoje mohimi i gjuhës shqipe nëpër komunat me shumicë serbe. Kudo në veri ishte në përdorim vetëm gjuha serbe. Kjo atë farë komisionari nacionalist nuk e pengoj. E pengon tash aplikimi i dygjuhësisë sipas normave kushtetuese në tërë territorin e Kosovës. Minoriteti serb duhet të kupton një herë e përgjithmonë se në Kosovë popullsi shumicë janë shqiptarët. Këtej edhe gjuha shqipe është gjuhë e parë kudo në Republikë. Por, këtë komunitet, sidomos ideologët e tyre, i pengon gjuha shqipe. Klika serbomadhe e donë Kosovën pa shqiptar, pra, të serbizuar. Tjetër shkak për deklaratat e tillë shoveno-raciste nuk ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".