'Kosova Sot' në 25 vjetorin e sulmit zjarrvënës nga regjimi i Millosheviqit, simbol i qëndresës popullore dhe dëshmitare e ndërtimit të shtetit

'Kosova Sot' në 25 vjetorin e sulmit zjarrvënës nga regjimi i Millosheviqit, simbol i qëndresës popullore dhe dëshmitare e ndërtimit të shtetit
'Kosova Sot' në 25 vjetorin e sulmit zjarrvënës nga regjimi i Millosheviqit, simbol i qëndresës popullore dhe dëshmitare e ndërtimit të shtetit

Blerim Burjani

  • 22 March 2024 - 18:50

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Pra, që nga dalja e numrit të parë të gazetë, për plotë 6 muaj të botimit në kushte luftë, Kosova Sot u bë halë në sy të pushtetit okupator të Millosheviqit, duke u përcjell hap pas hapi, duke bërë gjithçka për ta pamundësuar dhe ndaluar botimin e saj, për ta krijuar terrin informative i cili kishte filluar me mbylljen e mjeteve publike të informimit. Megjithatë Kosova Sot i mbijetoi të gjitha duke ndare fatin e njëjtë me popullin.

 

 

Gazeta Kosova Sot është liderë e informimit në Kosovë, është krenaria e gazetarisë kosovare dhe simbol i rezistencës kosovare gjatë okupimit serb. Pas luftës Kosova Sot paraqet zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës. Gazeta Kosova Sot edhe në këtë kohë të vështirë për zhvillimin e gazetarisë funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me dinjitet, përballë shumë zhvillimeve në Kosovë. Ajo mbanë gjallë frymën dhe shpirtin e gazetarisë së pavarur, me informim cilësor, kualitativ dhe të qëndrueshëm. Kur e analizojmë historikun prej dy dekada e gjysmë të gazetës Kosova Sot, shohim se Kosova Sot është një histori ne vete. Kontributi i saj është i veçantë në zhvillimet e shumta tragjike e dramatike por edhe periudha të krenarisë kombëtare e historike. Puna e gazetës Kosova Sot mund të analizohet në disa periudha të ndryshme kohore të angazhimit. Periudha e viteve 90-ta, në kohët më të vështira të okupimit dhe betejave dramatike për çlirim, dhe periudha pas luftës në Kosove në ndërtimin e shtetit dhe të perspektivës demokratike. Kosova Sot si medium i lirë ka pasur shumë kthesa të zhvillimit të saj. Është kënaqësi e madhe të kesh bashkëpunuar në Kosova Sot. Gazeta Kosova Sot ka arritur kaherë në maje të informimit për qytetarët, informimi i saktë i shpejt dhe i pa anshëm, që edhe janë vlerat kryesore të këtij mediumi. Jo rrallë ka thyer të gjitha rekordet e klikimeve dhe leximit të saj nga qytetarët, e kjo për ne ka qenë gjithmonë kënaqësi dhe mburrje që kemi bashkëpunuar pa ndal me Kosova Sot. Jam i lumtur që kam pasur këtë kënaqësi që për 25 vjet e më shumë të bashkëpunoj me një medium siç është Kosova Sot. Kontributi I jashtëzakonshëm për informimin e drejtë dhe me guxim të qytetarit, është dëshmuar sidomos në vitet dramatike të luftës. Duke u pozicionuar tërësisht në mbrojtje të interesit nacional, informim të drejtë në kushte lufte dhe të okupimi të egër nga regjimi i Millosheviqit, gazetarët dhe reporterë e gazetës ishin çdo ditë në misionin e tyre fisnik, të informimit të drejtë dhe në mbështetje të plot të luftës së UÇK-së, që në njëfarë forme edhe vetë gazeta u rreshtua me angazhimin e saj në logjistikë të fuqishme të luftës së drejtë për liri, kurse secili gazetar dhe punëtor i gazetës, ishte një ushtar i UÇK-së në rolin që i takonte në mbështetje të luftës. Me raportim të drejtë dhe pasqyrim besnik të ngjarjeve nga fronti, duke rrezikuar për të depërtuar në zonat më të thella të luftës dhe nga atje me dëshmi e fakte duke paraqitur ngjarjet besnike, betejat e lavdishme të UÇK-s por edhe krimet monstruoze të regjimit të Millosheviqit mbi popullatën e pa armatosur, regjimi i asaj kohe u hakmor ndaj saj në pamundësi të ballafaqimit me grupet e organizuara të luftëtarëve të UÇK-së në frontet e luftës. Pra, që nga dalja e numrit të parë të gazetë, për plotë 6 muaj të botimit në kushte luftë, Kosova Sot u bë halë në sy të pushtetit okupator të Millosheviqit, duke u përcjell hap pas hapi, duke bërë gjithçka për ta pamundësuar dhe ndaluar botimin e saj, për ta krijuar terrin informative i cili kishte filluar me mbylljen e mjeteve publike të informimit. Megjithatë Kosova Sot i mbijetoi të gjitha duke ndare fatin e njëjtë me popullin. Pas përfundimit të luftës gazeta Kosova Sot rifilloj duke vazhduar misionin e saj fisnik në informim të lexuesit besnik, duke raportuar dhe qenë dëshmitare e të gjitha rrjedhave të procesit të ndërtimit të shtetit dhe demokracisë se re, por duke mos hezituar për të denoncuar devijimet, duke afirmuar vlerat e vërteta të procesit të shtet ndërtimit, por edhe duke kritikuar dhe mos amnistuar, por duke denoncuar të gjithë ata që ne emër të meritave të luftës, apo të benefiteve të ndryshme politike. Misioni për informim të drejtë i gazetës Kosova Sot ka vazhduar edhe në formë e shtypur, po vazhdon edhe tani në versionin elektronik, pa devijuar në misionin e filluar që nga dita e parë kur është botuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".