Lexoni edhe:
Kosova një hap më afër anëtarësimit në NATO
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Dështimi epik i kërkesës ruso-serbe për ta diskutuar në KS të OKB-së ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe bombardimin e Serbisë fashiste të Millosheviqit, para mese një çerek shekulli, sikur e ka zemëruar fort palën serbe, dhe nxitur reagimin e sertë, të Ministrit serb të Punëve të Jashtme , Ivica Daçiq, i cili u shpreh se gjoja Serbia, qenka zhgënjyer, që Këshilli i Sigurimit refuzoi kërkesën e Rusisë për propagandë kundër NATO-së në OKB.
-Kjo dëshmon se me refuzimin e kërkesës së paraqitur nga Rusia e Putinit, për seancë të jashtëzakonshme në KS të OKB-s, lidhur me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe bombardimet, para 25 vitesh të caqeve serbe, Serbia dhe Rusia morën goditjen më të fuqishme politike dhe strategjike, kohëve të fundit. Rusia kishte insistuar që kërkesa e saj të futej në agjendën e takimit të 25 marsit në Këshillin prej 15 anëtarësh, të sigurimit, por gjatë procedurës formale, vetëm tre anëtarë votuan pro, ndërsa 12 të tjerë abstenuan, duke parandaluar futjen e kërkesës ruse në agjendën e diskutimit dhe bërë që ajo të hedhet poshtë dhe largohet nga rendi i ditës. Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Franca dhe SHBA, argumentuan me fakte se agjenda e takimit në Këshill të Sigurimit, miratohet nga të gjithë anëtarët, ndërsa Rusia, duke dashur ta katapultojë tinëzisht temën e diskutimit të ngjarjeve të para 25 viteve, nuk është konsultuar fare me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, ndaj dhe kërkesa e saj, me të drejtë u hodh poshtë.
Kosova një hap më afër anëtarësimit në NATOLexoni edhe:
Madje përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB, deklaroi se ndërhyrja e NATO-së, ishte një veprim i nevojshëm dhe legjitim për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë, nga Serbia, ndaj SHBA kanë mbështetur fushatën 78-ditore kundër caqeve policore dhe ushtarake të Millosheviqit! “Bombardimi i caqeve ushtarake dhe policore serbe, nga NATO, ishte i domosdoshëm për ta ndalur gjenocidin në Kosovë, ka sqaruar përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Robert Wood. “SHBA-ja nuk ka asgjë për të fshehur për sa i përket mbështetjes së saj për operacionin e forcave aleate të vitit 1999, veprimet kanë qenë të domosdoshme, të drejta dhe legjitime, për ta ndalur spastrimin etnik në Kosovë”, përsëriti z.Wood. Ambasadori Amerikan në OKB, u shpreh hapur se vet fakti që Rusia kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës në Këshill, tregon qëllimin e Rusisë, që me këtë kërkesë të nxitë tensione të reja dhe jo të ofrojë zgjidhje të problemit, ndaj ne edhe s`mund të mbështesim një seancë që në mënyrë flagrante instrumentalizon ngjarjet e një shekulli më parë. Takimi që kërkoi Rusia nuk ka të bëjë me Këshillin e Sigurimit, por këto, janë përpjekje të Putinit për të minuar stabilitetin në Ballkan dhe shfrytëzuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për propagandë të Rusisë”, kundër NATO-s, potencoi ai.
Pas dështimit të kërkesës ruse në KS të OKB-së, duket se ishte pezmatuar edhe ministri jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili u shpreh me zemërim tipik serb, se refuzimi i kërkesës ruse nga Këshilli i Sigurimit, për seancë të jashtëzakonshme, përveç Rusisë ka zhgënjyer edhe Serbinë, pasi që dështoi edhe një përpjekje ruso-serbe për propagandë në OKB, pse Kosova po shpërblehet me anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke aluduar për pranimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".