Kosova një hap më afër anëtarësimit në NATO

Kosova një hap më afër anëtarësimit në NATO
Kosova një hap më afër anëtarësimit në NATO

Blerim Burjani

  • 28 March 2024 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është një hap i rëndësishëm i Kosovës, por mbi të gjitha duhet ta dimë se kjo është meritë e SHBA -së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë e Francës, e të gjithë miqve tanë. Ky avancim është rfjr në interes të tërë Aleancës Veri-Atlantike, që edhe Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, përballë një bote të trazuar. Është Rusia që paraqet kërcënim real të stabilitetit të sotëm, rendit ndërkombëtar. Pra rreziku nga Rusia po bën që perëndimi të mobilizohet jo vetëm për të sotmen por edhe për të ardhmen. Kosova në NATO është interesi i tërë Ballkanit, kurse i tërë Ballkani në NATO është interes i paqes dhe ruajtjes së këtij rendi botëror të sotëm që e ka cenuar Rusia.

Mirëpo është një fat i mirë që në këtë fillim të tensionimit të situatës në rang ndërkombëtar, Serbia dhe Rusia pësuan dy humbje edhe me statusin e anëtarit të asociuar të Kosovës në NATO, dhe me mos lejimin e diskutimit në OKB për ndërhyrjen e NATO-s. Kjo ishte një , tentativë Ruso- Serbe, e koordinuar për ta dënuar perëndimin por kjo nuk ndodhi. Sjellja e perëndimit është garancioni më i madh për Kosovën se Kosova do të jetë përgjithmonë dhe përjetësisht me perëndimin dhe NATO-n.

Pra akti final, ai i anëtarësimit të Kosovës në NATO ka rëndësi të madhe për shtetin e Kosovës që ndihet gjithmonë i pa sigurt nga Serbia,. Trendi është pozitive sepse i tërë Ballkani është në NATO, dhe me anëtarësimin edhe të Kosovës, po i bije që Serbia dhe Rusia po rrethohen me unazë të çeliktë. Rusia dhe Serbia janë aleat të afërt, prandaj tash për tash Serbia, për shkak të Rusisë edhe më tepër ka interes të mbetet shtet neutral në NATO. Kosova duhet të përafrohet në anëtarësim në NATO,këtë duhet ta dëshiroj edhe NATO, në mënyrë që siguria të jetë më e madhe në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".