Lexoni edhe:
Demonstrimet e fundit të forcës ushtarake serbe, treguesi më i qartë që flet për kërcënimin për pushtim
Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka
Disa vite më parë askush nuk e kishte menduar se do të vinte dita që Kosova si shtet të arrijë të hyjë në portat e Këshillit të Evropës, e as të Liberalizimit të Vizave , por ja që lajmet e mira për atdheun tim Kosovën po vijnë dhe duket se viti 2024 do të jetë në favorin e Kosovës si shtet.
Ashtu sikur ka nisur mirë ky vit si në Liberalizimin e Vizave ashtu edhe të anëtarësimit në ditët në vijim në Këshillin e Evropës , Kosova dhe institucionet e saj nuk duhet ta humbin në asnjë mënyrë fokusin kah e ardhmja e procesit të integrimit Euro-Atlantik.
-Punët e shtëpisë që i ka përpara Kosova si shtet duhet t'i kryej me urtësi, përgjegjësi dhe me vizionin për ta ardhmen e mirë dhe të sigurt të vendit i cili një ditë sigurisht që do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-s si dhe institucioneve dhe organizatave tjera evropiane dhe ndërkombëtare. Sikur kam nënvizuar edhe në shkrimet e mia shpesh ,tani Kosova ka hy në një proces të pandalshëm drejt udhës së saj të natyrshme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të Anëtarësimit në paktin transatlantik NATO.
Ndërsa lajmi i mirë që sot erdhi ku shumica e anëtarëve të Këshillit të Evropës ishte në favorin e Kosovës drejt anëtarësimit të saj në këtë organizatë të rëndësishme evropiane,tregon se treni i Kosovës evropiane dhe demokratike po ecën në shina të sigurta drejta integrimit euroatlantik. Kosova nga brenda saj e mbushur me lajme të trishtuar të vrasjeve të grave,nënave dhe motrave, dukuri këto negative të shoqërisë që duhet luftuar pamëshirshëm me çekanin e ligjit ,nëse dëshiron që Kosova si shtet të jetë shtet i lirive dhe të drejtave të njeriut,shtet i së drejtës. Kosova nga jashtë mori lajmin e mirë drejtë anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.
Kosova si nga brenda ashtu edhe nga jashtë ka nevojë tepër të madhe për lajme të mirë, më shumë të drejta të njeriut, për më shumë respektim të dinjitetit të të gjithëve grua e burrë, dhe të njeriut në përgjithësi, Kosova ka nevojë për më shumë siguri ,shtet të së drejtës ,më shumë demokraci autentike dhe funksionale dhe shpirt të qytetërimit evropian nga brenda. Uroj që Kosovën time, shtetin tim të lindur mbi sakrifica të dëshmorëve e të njerëzve të urtë e vizionar të këtij vendi ta shoh një ditë edhe at sa më parë pjesë të familjes së kombeve të civilizuara evropiane. Vizioni që unë kam dhe që besoj së do të mund të arrihet nëse nuk ndalen puna,nuk ndalet energjia dhe vizioni e qëllimi ,është që Kosova pas anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës në këtë vit, të arrijë që në vitin 2026 të bëhet anëtare e NATO-s dhe më pas në vitin 2032 anëtare edhe e Bashkimit Evropian.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".