Lexoni edhe:
Demonstrimet e fundit të forcës ushtarake serbe, treguesi më i qartë që flet për kërcënimin për pushtim
Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani
Po e marrim rastin e fundit ky far tip i njohur me vepra kriminale dhe në fund e morri edhe shpirtin e një vajze të re shtalb dhe ishte i njohur për policinë dhe sillej në liri. Dhe tani duhet shikuar prej fillimit e dikush duhet të merr përgjegjësin pa kurrfarë arsyetimi si dinë ata rrenacakët. Politika e këtyre bandave qëllimisht ishin kundër futjes së VETTING-ut në këtë dikaster, dhe ndoshta do të pastrohej sa do kudo ky dikaster. Mirëpo ata të përlyerit ishin kategorikisht kundër kësaj dhe në fund ja se çka po na ndodhë.
-Është për të ardhur keq, në qoftë se ka njeri normal dhe të mos ketë dyshuar në këtë sistem të kalbur gjyqësor. Kjo mjerisht është par qysh herët sepse kryebanditët e bandave politike e kishin kapur për fyti këtë dikaster të turpit dhe nuk vepronin as sipas ligjeve, as sipas asaj që kishin dhënë betimin dhe të mos flasim sipas asaj e kam fjalën për Kushtetutën e vendit. Thjeshtë këtë sistem të kalbur e kishin në dorë ata banditët që merreshin me ata bandat politike që dikush akoma po i quan parti.Pra politika i kishte futur duart aty thellë dhe vepronin sipas këtyre e jo assesi sipas ligjeve të sistemit të drejtësisë.
Kemi parë dhe jemi dëshmitar të kohës se sa afera, skandale korruptive kanë ndodhur se sa vjedhje bile ka pasur, vjedhje që kanë vjedhur edhe në dhomat e tyre të policisë dhe si mund të beson një njeri normal në këtë sistem të kalbur kryekëput dhe me shumë të drejtë thuhet se peshku, kalbet nga koka, që dua të them se shteti ka qenë i kalbur nga koka, pra tru shpërlarë e kishin shtetin në dorë dhe e drejtuan në theqafje. Dhe, me shumë të drejt sa e sa herë faktori ndërkombëtar dhe ambasadat e huaja të shteteve më të fuqishme të botës thërrisnin kapni hajnat, ndaleni korrupsionin dhe nuk veprohej aspak ose bëhej ndonjë shop sa për ti hedhur pluhur syve popullit.
Po e marrim rastin e fundit ky far tip i njohur me vepra kriminale dhe në fund e morri edhe shpirtin e një vajze të re shtalb dhe ishte i njohur për policinë dhe sillej në liri. Dhe tani duhet shikuar prej fillimit e dikush duhet të merr përgjegjësin pa kurrfarë arsyetimi si dinë ata rrenacakët. Politika e këtyre bandave qëllimisht ishin kundër futjes së VETTING-ut në këtë dikaster, dhe ndoshta do të pastrohej sa do kudo ky dikaster. Mirëpo ata të përlyerit ishin kategorikisht kundër kësaj dhe në fund ja se çka po na ndodhë.
Merreni me mend se ky fare tipi ka shumë vepra penale me dënime sa për sy e faqe dhe kur vjen fundi më tragjik, atëherë për pushet diçka dhe kontrollohen sirtarët se ku janë ato vepra, dosje qe i kishte mbuluar nga pluhuri. Për të mos u marr me secilën vepër të këtij tipi duhet të bëjmë presion kundër të gjithë atyre që nuk e kanë zbatuar ligjin, ata që nuk kanë dhënë dënime të drejta dhe të merituara, por kanë dhënë dënime tepër të buta ose për këto dënimi të lehta ndoshta kanë marr edhe "bakshish" kush e di çdo gjë mundet me ndodhë në këtë shtet tonin sallamadi. Një gjë neve si popull na mungon dhe ajo është vetëdija kombëtare dhe njerëzore. Përse e them këtë.
Sepse ne si popull kur e dimë se nuk ka gjë nga bandat politike këtë e lidhi se sistemi gjyqësor nuk vepron sipas ligjeve që shkruan por të dirigjuara nga bandat politike ahere përse në si popull nuk e ngremë në zenit vetëdijen kombëtare dhe njerëzore pra ta ndalim dorën e krimit, ti ndalim dhunimet, dhunën në familje dhe shumë dukuri negative, sepse asgjë tani nuk duhet pritur nga dora e shtetit këtë e kam fjalën të sistemi i gjyqësisë kur e shohim se dora e krimit nuk ndalet dhe për çdo ditë merr jetë njerëzish. këto raste qofshin të fundit dhe ishalla ngrihen nga gjumi ky sistem që marrin rroga nga djersa jonë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".