Lexoni edhe:
Tani është koha që Bashkimi Evropian t'ia heq masat arbitrare dhe të padrejta Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Situata po mbetet e paqëndrueshme , sepse Serbia është rreshtuar më politikën agresive të Rusisë të Putinit, dhe është duke nxitur tensione ndëretnike, në Mal të Zi, Bosnje dhe në Kosovë. SHBA dhe BE duhet të tregojnë vendosmëri më të madhe kundër agresionit serb. Nëse rastësisht kjo lëshohet nga dora, do të ishte tradhtia më e madhe ndaj vlerave të drejtësisë dhe demokracisë që Amerika dhe Evropa edhe i përkrahin.
-Kemi njerëz nga struktura e BE dhe nga Amerika të cilët po lëshojnë zëra shqetësues, të cilët dashur ose edhe pa dashur po ndihmojnë dhe nxisin fashizmin serb në Ballkan. Dhe, sigurisht në këtë kontest po shtrembërohet e vërteta dhe po promovohet narrativë e sajuar serbe kundër popullit shqiptarë. Është pafalshme që pas 35 viteve të luftës në ish-Jugosllavi, të kthehen mizoritë serbe siç po pretendojnë Putin dhe Vuçiq. Këta po dëshirojnë të kthejnë dhunën dhe spastrimet etnike të gjenocidit ndaj popujve jo sllavë , siç i kishte orkestruar dikur Millosheviqi. Edhe Qeveria e Vuçiqit me ushtrinë dhe paramilitarët e tij, ka shënjestruar fushatë brutale ndaj Kosovës sovrane dhe të pavarur. Ndërhyrja e NATO-së , do të ishte përgjigjja adekuate ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të Aleksandër Vuçiqit, sikur që i kishte dhënë fund luftës në Kosovë në vitin 1999. Udhëheqësi i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është një ish-ministër informacioni i regjimit të Millosheviçit dhe vazhdon të përhapë retorikë fashiste dhe të shërbejë si një bazë për Rusinë imperialiste në Ballkan. Beogradi zyrtar po refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, nuk po zbaton marrëveshjet e maratonës të bisedimeve në Bruksel dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, që natyrisht bie ndesh më përpjekjet e BE dhe Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Tani është koha që Bashkimi Evropian t'ia heq masat arbitrare dhe të padrejta KosovësLexoni edhe:
Presidenti serb , nëpërmjet sinkronizmit mediatik, po senzibilizon opinionin publik së duhet të luftohet për Kosovën, më lansimin e kauzave të rreme siç edhe janë mësuar serbët. Kjo propagandë nuk i bëri punë Serbisë, në Strasburg ku Kosovës , ju dha drita jeshile për tu pranuar në Këshillin e Evropës. Serbia bëhet sikur ka harruar së çdo pushtim sado i gjatë mbaron më liri, dhe se nuk ka kthim mbrapa. Kosova më në fund duhet të shqyrton pozicionin e vet ne bisedime me Serbinë, e cila u fut pa kushte, pa u pranuar pavarësia,pa dënimin e krimeve të luftës, pa u kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional, artefaktet arkeologjike etj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".