Lexoni edhe:
Kujdes, re të zeza po sillen rreth Kosovës
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Sjellja me injorancë dhe mospërfillje nga ana e disa figurave të dyshimta të muhagjerve të jetës politike në vend, është vërtetë sa kontaminuese dhe e pa kuptimtë, po aq edhe fyese dhe aspak serioze, nga radhët e opozitës, së inkriminuar të cilët edhe për suksesin e kësaj qeverie në vendosjen e rendit dhe të ligjit në veri të Kosovës, janë duke plasur nga inati dhe shikuar me sy të shtrembër. Madje ata po përpiqen të shprehin edhe mosbesim dhe të bëjnë komente fyese të cilat e nxjerrin në dyshim atë që është arritur deri më tani në luftimin e bandave kriminale, kontrabandës dhe mungesës së funksionimit të ligjit, për mese 23 vite në veri të Kosovës, pikërisht për fajin e tyre.
-Siç dihet tanimë botërisht, kulmi i suksesit të shtrirjes së autoritetit ligjor e kushtetues në veri të Kosovës, ishte zmbrapsja me sukses shembullor, e sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, për të vazhduar pastaj me luftimin e kontrabandës dhe të gjitha llojeve tjera të veprimtarive kriminale, në këtë pjesë të vendit tonë dhe mbarë Kosovën. Kurse një mega-aksion është zhvilluar edhe në fillim të kësaj jave, ku është konfiskuar sasi tejet e madhe e municioneve dhe armatimit të gjithfarëllojshëm në veri të Kosovës. Por për opozitarët e inkriminuar, si nënkryetari hudum i LDK-së, i ashtuquajturi Gazmend Muhagjeri, që jo fort moti edhe Policinë e Kosovës e krahasonte me atë të Millosheviqit, aksioni i fundit, shihet me mosbesim dhe ngritje të dyshimeve për Inskenim, gjë që dëshmon më së miri, se deri ku ka arritur naiviteti i monstrumëve politik si ai, i cili fatkeqësisht është edhe nënkryetar i një partie opozitare dhe Kryetar i Komunës së Pejës.
Kujdes, re të zeza po sillen rreth KosovësLexoni edhe:
Për kapjen e armatimit të rëndë në Zveçan, nënkryetari i LDK’së, që sipas tingëllimit të mbiemrit edhe origjinën mund ta ketë dikund në pjesët e okupuara nga Serbia mese një shekull më parë, jo vetëm që hodhi dyshime, përderisa as vet Serbia nuk e bënë një gjest të tillë kaq të ulët, por ai e quajti Ministrin Sveçla edhe “Nastradin”, duke harruar të përmend se prokurori i cili hoqi flet arrestin kundër krye terroristit serb Milan Radojçiq, i takonte LDK-së!
Në fakt armatim i rëndë u gjet të hënën gjatë bastisjes në tri lokacione në Zveçan, për të cilin Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se janë mbetje kriminale të Milan Radojçiqit, teksa policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.
Kurse në arsenalin e armatimit dhe pajisjeve të konfiskuar bënin pjesë 1588 copë municion, 10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shok bomba, 1.5 kg. eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, anti plumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dronë si dhe pajisje rezervë të armëve. Ky është bilanci i armëve që u kapën nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Zveçan, ndërsa në KTV u dha informata se është arrestuar edhe një ish polic i komunitetit serb, i cili, para dorëheqjes së paradokohshme, shërbente në Policinë e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se po i ç ’rrënjosin me sukses, mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit nga veriu i vendit tonë dhe çdo ditë të punës po zbulojnë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë shtetëror dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Shqiptarët duhet të bashkohen për ta mbrojtur KosovënLexoni edhe:
Është e qartë, se autorët e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga vet Aleksandër Vuçiqi, qëndrojnë prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve dhe qytetarëve të Kosovës. E drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sqaroj se për vendndodhjen e këtij armatimi kanë pranuar informata nga qytetarët dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës, i cili informoj opinionin se tashmë është ndaluar për intervistim edhe një ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, nga komuniteti serb, pasi ai dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij, në Zveçan. Siç dihet publikisht, për shkak të kooketimit të vazhdueshëm të politikanëve dhe pushtetarëve të inkriminuar të shtetit, me bandat kriminale serbe dhe mos veprimit që ka munguar për plot 20 vite, në secilën qeveri të mandateve të kaluara, deri me ardhjen e Qeverisë Kurti, veriu i Kosovës, funksiononte si tokë e pa shkelur dhe oazë e krimit të organizuar, për të cilat, ka ardhur koha që muhagjerët politik, të thirren në përgjegjësi nga shteti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".