Robotët parashikojnë të ardhmen - Planeti X - Kosova Sot
Robotët parashikojnë të ardhmen

Robotët parashikojnë të ardhmen

Një makineri e inteligjencës artificiale është duke mësuar si ta dijë çka do të ndodhë gjatë disa sekondave të ardhshëm. Kur e shihni një person ulur pranë një pjate me ushqim, në tavolinë, atëherë mund të themi se gjëja e ardhshme që ai njeri do të bëjë, është se do t'ia fillojë të hajë. Për një njeri, kjo gjë mund të duket e thjeshtë, por për një kompjuter, aftësia për të parashikuar gjërat, paraqet një sfidë të madhe teknologjike. Në një tentim të ri për tejkalimin e këtij problemi, kërkuesit shkencorë nga Instituti i teknologjisë në Masaçusets, kanë zhvilluar një algoritëm të sofistikuar, i cili mund ta shikojë një pamje pa lëvizje, për ta gjeneruar më pas një lëvizje të shkurtër, të bazuar në parashikimin se çka do të ndodhë më pas,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)

14 orë e 46 minuta më parë
11/12/18