Receta e Cekës:Supë me brumça mëlçie

  • 15 December 2018 - 19:11
Receta e Cekës:Supë me brumça mëlçie

PËRBËRËSIT:

• 150 gr mëlçi të bluara,

• 50 gr gjalpë,

• 1 kokë qepë e kaluar në rende,

• 1/2 tubë majdanoz,

• 1 lugë e vogël rigon,

• 75 gr galetë,

• 1 vezë, kripë, piper, moskat,

• 1. 5 lit supë mishi ose katrorke.

Fërgohet qepa gjersa të zverdhet. Shtohen rigon, majdanoz, përzihet dhe largohet nga zjarri. Bëhet përzierja e mëlçisë me galetë, vezë, kripë, piper e moskat dhe përzihet me qepë. Me dy lugë të vogla formohen brumçat. Më parë hidhet vetëm një në supë të valë. Nëse janë shumë të buta, i shtohet një lugë ermik, kurse nëse janë të forta, edhe pak galetë. Brumçat qëndrojnë në supë të valë 10 minuta pa vluar. Mbi i hidhet majdanoz i grirë hollë.

 

(Kosova Sot)