Hiqeni qafe dhjamin nga trupi duke u ushqyer në këtë mënyrë

  • 16 December 2018 - 19:49
Hiqeni qafe dhjamin nga trupi duke u ushqyer në këtë mënyrë

Për të hequr qafe yndyrën nga trupi, është esenciale që të shkrini më shumë kalori sesa që konsumoni. Kështu, duhet të kombinoni një dietë efektive me aktivitetet fizike.

HANI MOLLË Disa studime të fundit tregojnë se mollët kanë përbërës që ndihmojnë me humbjen në peshë. Kështu, rezultate befasuese janë parë te njerëzit me përqindje të lartë të mbipeshës. Mollët ndihmojnë të hiqni dhjamin, sepse përmbajnë shumë fibra, karotenoide dhe polifenole.

ELIMINONI SHEQERIN NGA USHQIMI Për të pasur një ushqim të ekuilibruar, duhet të konsumoni vetëm sheqerna natyrale si ata të gjetur në pemë. Megjithatë, ne shpesh konsumojmë sheqerna të përpunuara. Kjo konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të mbipeshës dhe sëmundjeve degjeneruese, si diabeti.

PINI ÇAJ TË GJELBËR Çaji i gjelbër është një nga pijet më të përdorura diuretike për humbjen në peshë. Ky çaj përmban një sasi të madhe me antioksidues, të quajtur katehinë, që ju ndihmojnë të shkrini dhjamin në trup. Mënyra më e mirë që t'i përfitoni komponentët më të mirë të çajit të gjelbër është kur e konsumoni në stomak të thatë.

PINI SHUMË UJË Pa kurrfarë dyshimi, konsumimi i ujit është një nga rekomandimet më të shpeshta për humbje në peshë. Megjithëse shpesh e injorojmë. Uji promovon lëvizjen e zorrëve, duke e bërë ideal për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku. Për të hequr qafe dhjamin, provoni që të pini nga një gotë ujë para secilës shujtë. Kjo ju ndihmon që të ngopeni më shpejt.

PËRFSHINI VEZËT NË USHQIM Vezët kanë një prej sasive më të mëdha me proteina që mund t'i gjeni dhe kanë vetëm 5 gramë yndyrë. Për më shumë, ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, kështu që mund t'i konsumoni pa kurrfarë brenge. Për shumë vite ishte konsideruar se vezët janë ushqim i dëmshëm, por është krejt e kundërta.

USHTRONI Për të hequr qafe dhjamin nga trupi, duhet të shkrini më shumë kalori sesa që konsumoni. Për ta bërë këtë, duhet t'i kombinoni ushtrimet me ushqimin tuaj. Qëllimi është që kjo rutinë të shndërrohet në shprehinë tuaj të përditshme. Rekomandohet që të ushtroni më shumë në mëngjes, sepse atëherë keni më shumë energji.

(Kosova Sot)