Shkaktarët e dhimbjeve dhe mpirjet në shputa që nuk bën të injorohen

  • 21 January 2019 - 08:10
Shkaktarët e dhimbjeve dhe mpirjet në shputa që nuk bën të injorohen

Ndjenja e mpirjes dhe ngërçeve mund të jetë shkas nga dëmtimi i nervit apo muskulit. Ja disa nga shkaktarët e dhimbjeve në shputa që nuk duhet injoruar.

Keni ndenjur tepër në thembra 

Qëndrimi i tepërt në thembra mund të bëjë presion në nervat që mund të dërgojnë ndjenjën e mpirjes dhe ndjenjës së shpimit. Mbathni këpucë që janë mjaftueshëm të gjera dhe të rehatshme.

Irritimi për kohë të gjatë i nervave

Mpirjet dhe dhimbjet e forta mund të janë pasojë e neuromës ose nervit të irrituar. Shfaqet dhimbje gjatë ecjes që kurrsesi nuk kalon, e shfaqet si pasojë e qëndrimit më gjatë në këmbë, duke vrapuar apo duke u marrë me sport.

Dëmtimi i nervave

Neuropatia është gjendje kronike e nervave e shkaktuar me ndonjë problem shëndetësor, siç janë alkoolizimi apo diabeti. Më së miri ta shëroni problemin porsa ta vëreni, porse nevojitet ta vizitoni neurologun që ju përshkruan ilaçet e nevojshme të duhura. 

(Kosova Sot)