Bashkimi shënon fitoren e tretë më radhë në Ligën Ballkanike
KB Bashkimi ka vazhduar ecurinë pozitive në Ligën ballkanike, pasi ka mposhtur për të dytën herë më radhë Ibar Rozaje
Skuadra e KB Bashkimit ka shënuar fitore të thellë prej 100:84 ndaj Ibar Rozaje në Ligën Ballkanike, për të dytën herë më radhë.
Vendësit nga fillimi e deri në fund ishin skuadër më e mirë, ku dominimin e tyre e treguan në çerekun e fundit, ku shënuan 32 pikë.
Pas kësaj fitoreje KB bashkimi ngritët në vendin e tretë, duke qenë shumë afër play-offit.
(Kosova Sot)