Chiellini: Unë s’jam mbrojtësi më i mirë në botë, është Ramosi

  • 19 February 2019 - 17:32
Chiellini: Unë s’jam mbrojtësi më i mirë në botë, është Ramosi

Qendërmbrojtësi veteran i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është mbrojtësi më i mirë në botë.

Chiellini dhe Ramos kanë qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë për shkak të karrierave të tyre të shquara si qendërmbrojtës dhe, edhe pse janë në fundin e karrierës, ata mbesin figurat kryesore në ekipet e tyre përkatëse.

Para ndeshjes kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano në Ligën e Kampionëve, Chiellini u pyet nëse beson se ai është mbrojtësi më i mirë në botë.

“Jo, mendoj se Sergio Ramos është më i miri”, tha Chiellini për Marca.

(Kosova Sot)