S’duron Granit Xhaka, kacafytet me futbollistin serb

  • 21 February 2019 - 21:59
S’duron Granit Xhaka, kacafytet me futbollistin serb

Granit Xhaka është shtyrë me futbollistin serb, Bojan Dubajic.

Arsenal ka fituar 3:0 në përballjen e dytë ndaj BATE Borisovit në “Emirates”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League.

Në këtë ndeshje kanë shkëlqyer dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Xhaka, që asistoi te goli i Mustafit, u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notën më të madhe (8.9), kurse Shkodrani i treti me notën më të mirë (7.9), aq sa Henrikh Mkhitaryan.

Xhaka gjithashtu asistoi edhe te goli i shënuan nga Sokratis, për të kompletuar një super ndeshje, që u pasua me një fjalosje në fund.

Në minutat e fundit, Xhaka pati një kacafytje me serbin e BATE-s, Bojan Dubajic, pasi ky i fundit ndërhyri ashpër në mbrojtësin, Nacho Monreal.

Kjo i pengoi mesfushorit shqiptar, që u vërsul menjëherë drejt serbit.

Megjithatë, gjakrat u qetësuan shpejt dhe gjyqtari përfundoi takimin. 

 

(Kosova Sot)