Icardi rikthehet në stërvitje me Interin

  • 21 March 2019 - 14:12
Icardi rikthehet në stërvitje me Interin

Mauri Icardi i ka rinisur stërvitjet me Interin pas plot gjashtë javëve.

ANSA raporton se Icardi stërviti me bashkëlojtarët e tij në Appiano Gentile për herë të parë që prej 13 shkurtit, ditës kur iu mur shiriti i kapitenit.

Kjo agjencie e lajmeve shton drejtuesit zikaltër ishin në qendrën stërvitore për ta përcjellë seancën nga afër.

Argjentinasi nuk ka luajtur për Interin që prej kur iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt, edhe pse thuhej se riaftësimi nga lëndimi i gjurit ishte arsyeja e mungesës së tij.

Lexo edhe: Legjenda e Man Unitedit: Dua që Manchester City ta fitojë titullin e Premierligës, jo Liverpooli

Megjithatë, 26-vjeçari e ka përfunduar tretmanin mjekësor dhe mund të thirret nga Luciano Spalletti për ndeshjen e radhës të Interit në Serie A kundër Lazios më 31 mars.

(Kosova Sot)