Vazhdon të përkeqësohet akoma më shumë gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit Pele

  • 22 December 2022 - 09:22
Vazhdon të përkeqësohet akoma më shumë gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit Pele

Legjenda braziliane Pele nuk i ka punët aspak mirë me shëndetin. Kampioni i botës është shtrirë tri herë në spital pasi mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në orët e fundit, transmeton "Kosova Sot Online".

82 vjeçari është duke u trajtuar nga kanceri në spitalin “Albert Einstein Hospital” në San Paulo, shkruan “Kosova Sot Online".

Pele, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë në histori, është shtruar në spital që nga 29 nëntori, ndërsa është duke iu nënshtruar tretmanëve të kimioterapisë.

Ai e kishte bërë një intervenim kirurgjik në shtator të vitit 2021 për ta hequr tumorin në zorrën e trashë.

E tash, kanceri i është rishfaqur dhe fatkeqësisht doktorët thonë se ai po bën “përparim” në trupin e ish-futbollistit brazilian.

Ndër të tjera, doktorët e kanë diagnostifikuar Pelen me infeksion respirator, derisa qe një kohë ai ka probleme edhe me zemrën.

Kely Nascimento, njëra prej vajzave të tij, ka thënë se Pele do të qëndrojë në spital për festat e Krishtlindjeve pasi nuk janë krijuar ende kushtet shëndetësore për të dalë nga spitali. 

(Kosova Sot Online )