Lexoni edhe:
Tri ndeshje në Superligë sonte, vëmendja në Podujevë
Cristiano Ronaldo shënoi ndeshjen e 1200 profesionale të karrierës së tij duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër për klubin e Arabisë Saudite, Al-Nassr, transmeton "Kosova Sot Online".
Skuadra e drejtuar nga Luis Castro triumfoi sonte ndaj Al-Riyadh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Ndeshja e zhvilluar në “KSU Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.
Tri ndeshje në Superligë sonte, vëmendja në PodujevëLexoni edhe:
Ylli portugez ishte autor i goli të parë (33′), teksa asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Otavio (45+3′). Dy golat tjerë u shënuan nga Anderson Talisca (67′, 90+4′).
Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i Ligës Saudite Pro me 16 gola në 15 ndeshje këtë sezon.
Liga Saudite Pro konfirmoi në rrjetet sociale se Ronaldo kishte arritur momentin historik dhe lojtari më vonë postoi në Instagram: “Tre pikë të tjera! Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve të mi që më ndihmuan të arrij ndeshjen time të 1200-të. Çfarë udhëtimi!”.
(Kosova Sot Online )