Dita e ndeshjeve kthyese në Ligën e Evropës, vëmendja në Itali dhe Angli

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 09:16
Dita e ndeshjeve kthyese në Ligën e Evropës, vëmendja në Itali dhe Angli

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Evropës, transmeton "Kosova sot Online".

Pas emocioneve të dhuruara nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, Liga e Evropës ka rezervuar emocionet për këtë të enjte.

Në orar janë për t’u zhvilluar katër ndeshje të zjarrta kthyese të fazës çerekfinale dhe thuajse të gjitha janë të hapura.

Ndeshja më interesante padyshim se është ajo në mes të klubeve italiane, ku Roma e pret Milanin dhe synon kualifikimin pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në udhëtim.

(Kosova Sot Online )