Bayern Munich e do për trajner Zinedine Zidanen

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 15:22
Bayern Munich e do për trajner Zinedine Zidanen

Thomas Tuchel ka njoftuar se do të largohet gjatë verës të këtij viti nga posti i trajnerit te Bayern Munich, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bayerni me Tuchelin këtë edicion nuk ka pasur paraqitje të mira. Skuadra u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, humbi titullin e kampionit, ndërsa në garë është vetëm në Champions League. Të mërkurën do të përballen në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Arsenalit në stadiumin “Allianz Arena”, nga ora 21:00. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2:2.

Tashmë, bavarezët janë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin e ardhshëm, i cili do t’i konkurroj për të gjitha trofet. Sipas “Marcas”, Bayerni është i interesuar për trajnerin Zinedine Zidane.

Francezi u largua nga Real Madridi në qershor të vitit 2021, dhe që atëherë nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër.

Për 51-vjeçarin më herët kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të njohura evropiane si Juventusi dhe Paris Saint-Germani.

(Kosova Sot Online )