Lexoni edhe:
Vinicus flet pas barazimit me Bayernin: Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu
Thomas Tuchel u shpreh i zhgënjyer pas barazimit të Bayern Munichit me Real Madridin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".
Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2:2.
Zgjidhje e pabesueshme për sytë: lamtumirë syzeve!
OBSH: Gripi i shpendëve mund të infektojë bagëtitë në vende të tjera
Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet më 8 maj, në “Santiago Bernabeu”.
“Ne filluam shumë mirë dhe mund të kishim epërsi. Më pas nuk i qëndruam planit tonë. Nuk e di as pse. Më pas pranuam golin dhe u bë e vështirë”, tha Tuchel pas ndeshjes për “PrimeVideo”.
“Ishte më mirë në pjesën e dytë. Ne treguam më shumë guxim. Bëmë 2:1, pastaj kishim ende shumë raste dhe duhej të kishim shënuar një gol të tretë. Ndjenjë e çuditshme. Ata i kthejnë dy raste në dy gola”, shtoi trajneri gjerman.
Rreth ndeshjes së kthimit, Tuchel tha: “Është ende një ndeshje 50-50, jam i sigurt. Ne duam të shkojmë në Madrid, të fitojmë dhe të shkojmë në Wembley”.
(Kosova Sot Online )