Lexoni edhe:
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Balje në Merdar
Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin zyrtarisht pesë xhiro para fundit të sezonit 2023/24.
Neroazzurët mposhtën Milanin 1-2 dhe tani kanë 86 pikë, 17 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt që është Milani, transmeton "Kosova Sot Online".
Merita në titullin e Interit padyshim që ka edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që po kalon vitin e tij të dytë me fanellën zikaltër.
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Balje në MerdarLexoni edhe:
Asllani ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij Interi, derisa bëhet vetëm futbollisti i parë shqiptarë që ka fituar titullin kampion në Serie A me fanellën e Interit.
Futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është i ndjeri Naim Kryeziu nga Gjakova.
Ai kishte luajtur për tetë vite me Romën, derisa kishte fituar titullin e parë në histori të skuadrës italiane në edicionin 1941/42.
Futbollisti i dytë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është sulmuesi Giacomo Vrioni, aktualisht në MLS te New England Revolution.
Vrioni ishte pjesë e Juventusit në sezonin 19/20 ku luajti një ndeshje dhe u shpall kampion i Italisë.
Ndërkohë futbollisti i tretë shqiptar që ka fituar titullin është Amir Rrahmani me Napolin.
30-vjeçari nga Prishtina u shpall kampion i Italisë me Napolin në sezonin 22/23 ku ishe nder futbollistët kryesorë të kësaj skuadre.
(Kosova Sot Online )