Juventusi kalon në finale të Kupës së Italisë me golin vendimtar të shënuar nga Arkadiusz Milik

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 07:42
Juventusi kalon në finale të Kupës së Italisë me golin vendimtar të shënuar nga Arkadiusz  Milik

Juventusi ka kaluar në finalen e Kupës së Italisë.Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri pësoi humbje sonte ndaj Lazios në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, por kalon tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përballja e dytë sonte në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 2:1.

Valentin Castellanos (12’, 49’) shënoi të dy golat për lacialët, por që ishin të pamjaftueshëm.

Arkadiusz Milik (83’) realizoi golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër”, për t’ia siguruar kështu kalimin për në finale të kësaj gare. Juventusi do ta mësojë kundërshtarin nesër mbrëma, pasi të jetë zhvilluar ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Atalantas dhe Fiorentinas. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren 1:0 të “Violas”. Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 15 maj.

(Kosova Sot Online )