Futbollistët homoseksualë në Gjermani befasojnë më 17 maj!

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 10:17
Futbollistët homoseksualë në Gjermani  befasojnë  më 17 maj!

Homoseksualizmi në futboll është ende një temë tabu.Por, dalëngadalë lojtarët po “çelen” dhe po i tregojnë orientimet e tyre seksuale, transmeton "Kosova sot Online ".

E lajmi i fundit që vjen nga Gjermania është mjaft inkurajues për këtë “shtresë”.

Në fakt, një grup futbollistësh prej atje po planifikojnë “ta zyrtarizojnë” orientimin e tyre seksual, duke u deklaruar si homoseksualë, shkruajnë mediat gjermane.

Sipas mediave gjermane, futbollistët në fjalë do të dalin publikisht dhe do të deklarohen si homoseksualë në të njëjtën ditë, më saktësisht më 17 maj.

Kjo do të jetë një nismë për t’i inkurajuar lojtarët, trajnerë, gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve që të deklarohen për orientimet e tyre seksuale.

Disa klube të Bundesligës e kanë mbështetur këtë projekt, të nisur nga ish-futbollisti gjerman, Marcus Urban, i cili u shpreh edhe publikisht se është homoseksual.

Ky i fundit e ka krijuar një shoqatë që i inkurajon futbollistët dhe sportistët në përgjithësi që t’i shfaqin orientimet e tyre seksuale, ndërsa kjo shoqatë e ka bërë një lloj “oferte” për futbollistët që duan të deklarohen edhe zyrtarisht si homoseksualë në muajin e ardhshëm.

Aktualisht, zyrtarisht nuk ka homoseksualë në Bundesligë, ndërsa i fundit që ishte deklaruar si i tillë ishte Thomas Hitzlperger, 10 vjet më parë. 

(Kosova Sot Online )