Peja reagon pas dënimit që ia shqiptoi Federata, e quan të rëndë

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 14:01
Peja reagon pas dënimit që ia shqiptoi Federata, e quan të rëndë

Klubi i basketbollit Peja ka reaguar ndaj dënimit që ia shqiptoi së fundmi Federata e Basketbollit të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Shtëpia e basketbollit kosovar e dënoi klubin Verdhezi pas ndeshjes gjysmëfinale të play-offit me Golden Eagle Yllit me dy ndeshje pa praninë e shikuesve dhe e gjobiti me 5 mijë euro, shkaku i incidenteve që ndodhën në duelin e zhvilluar në “Karagaç” kundër ekipit nga Suhareka.

Pejanët insistojnë se janë kundër dhunës, por edhe kundër pabarazisë në sport. Sipas tyre, gjatë këtij sezoni ka pasur edhe shumë raste të tilla, madje edhe më të rënda, por klubet tjera nuk janë dënuar aq rëndë.

Ata shtojnë që kjo është një goditje për klubin dhe se vendime të tilla e dëmtojnë basketbollin kosovar.

Peja do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit në Suharekë me Yllin vendës. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e kampionit aktual të Kosovës.

(Kosova Sot Online )