Man City fiton bindshëm ndaj Brightonit

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 08:03
Man City fiton bindshëm ndaj Brightonit

Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë.“Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të javës së 29-të në elitën e futbollit anglez, transmeton "Kosova sot Online ".

Kevin De Bruyne hapi llogarinë e mysafirëve në minutën e 17-të për ta vazhduar më pas Foden.

Ylli anglez shënoi për 0:2 në minutën e 26-të, ndërsa tetë minuta më vonë realizoi prapë për 0:3.

E për epilogun e këtij takimi u përkujdes Julian Alvarez që realizoi në minutën e 62-të.

Me këtë fitore, tani ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka 76 pikë në vendin e dytë, një më pak se Arsenali që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Brighton mbetet në pozitën e 11-të me 44 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )