Aksident fatal, dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë dhe mbarojnë në spital

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 08:17
Aksident fatal,  dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë dhe mbarojnë në spital

Yan Couto dhe Juanpe u dërguan me urgjencë në spital pasi dyshja kishin një përplasje me kokë gjatë stërvitjes së Gironas, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri i Gironas, Michel Sanchez deklaroi se Couto dhe Juanpe ishin të përfshirë në një incident shqetësues që ndodhi gjatë një seance stërvitore të enjten.

Pas një përplasjeje ballë për ballë teksa ata luftonin për topin, të dy u dërguan me urgjencë në spital për pasi trajneri Sanchez u shfaq i shqetësuar për dyshen.

“Yan Couto dhe Juanpe kishin një përplasje mes tyre dhe tani janë në spital. Dukej keq”.

Girona zbuloi më vonë se të dy lojtarët janë vlerësuar dhe janë liruar nga spitali: “Juanpe dhe Yan Couto kanë pësuar një tronditje të rëndë në një aksion loje gjatë stërvitjes së sotme dhe janë dërguar në spital, nga ku tashmë janë liruar”.

Sipas Mundo Deportivo, Juanpe pësoi një thyerje të hundës gjatë përplasjes, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjet kundër Las Palmas dhe Barcelonës.

Couto është raportuar të mos jetë aq i lënduar rëndë. Ai ka pësuar një prerje dhe ka marrë një goditje të fortë, por sipas raportimeve, ai mund të luajë kundër Las Palmas të shtunën, më 27 prill. 

(Kosova Sot Online )