Real Madridi fiton ndaj Sociedadit

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 23:47
Real Madridi fiton ndaj Sociedadit

Real Madridi ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga, duke bërë hapin tjetër të madh drejt titullit të kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi sonte në udhëtim te Real Sociedadi, në kuadër të javës së 33-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Reale Arena” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Los Blancos” e realizoi Arda Guler (29′).

Real Madridi pas kësaj fitore ka 84 pikë dhe kryeson në tabelë me 14 pikë më shumë se Barcelona.

Real Sociedadi ka 51 pikë dhe ndodhet në pozitën e gjashtë. 

(Kosova Sot Online)