Ancelotti konfirmon të ardhmen e Arda Gulerit

  • S.A /
  • 27 April 2024 - 11:27
Ancelotti konfirmon të ardhmen e Arda Gulerit

Arda Guler nuk do të largohet nga Real Madridi, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo u konfirmua nga Carlo Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Real Sociedadit.

“Arda do të jetë shumë i rëndësishëm për ne në të ardhmen. Ai do të qëndrojë këtu vitin e ardhshëm, nuk do të huazohet”, tha tekniku italian.

Guler ishte autor i golit të fitores 0:1 të Real Madridit. Mesfushori i ri turk ishte i lidhur me një largim nga “Los Blancos” në verë, në kërkim të minutave në fushën e lojës. Gjithsesi, 19-vjeçari duket se ka besimin e plotë nga Ancelotti dhe në vazhdimësi mund të fitojë sa më shumë minuta. Arda Guler me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

(Kosova Sot Online )