Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

  • S.A /
  • 27 April 2024 - 11:51
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Trajneri italian, Antonio Conte thuhet se të drejtojë Napolin nga sezoni i ardhshëm, i cili ka dështuar këtë sezon, pasi fitoi Scudetton vitin e kaluar.

Sipas mediumit Rai Sport, Conte ka pranuar të marrë përsipër napolitanët dhe ka arritur një marrëveshje për një kontratë trevjeçare me vlerë 6.5 milionë euro në sezon, transmeton "Kosova Sot Online ".

Conte beson se skuadra e Napolit ka nevojë vetëm për ndihmë nga ana mendore për t’u rikuperuar sezonin e ardhshëm, prandaj ai zgjodhi projektin e tyre, pohon mediumi italian. Angazhimi i fundit i trajnerit italian ishte në fillim të vitit 2023, kur ai u shkarkua nga Tottenham Hotspur pasi nuk arriti të fitonte asnjë trofe.

Ai tashmë ka lënë gjurmë në futbollin anglez, pasi me Chelsean doli kampion në sezonin 2016/2017 dhe fitoi Kupën FA sezonin e ardhshëm, ndërsa më parë ai drejtoi Juventusin me sukses të madh dhe e ktheu klubin në krye të Serie A dhe hodhi themelet që e bënë këtë ekip më të mirin në Itali në atë kohë. Pas Chelseat, ai u punësua në Inter dhe me këtë klub i dha fund dominimit tashmë të përmendur të Juventusit dhe fitoi titullin kampion, dhe në nëntor 2021 u bë trajneri i ri i Tottenhamit, të cilin e drejtoi për 16 muaj.Napoli aktualisht është vetëm në vendin e tetë në tabelën e Serie A dhe këtë sezon tashmë ka ndërruar tre trajnerë.

(Kosova Sot Online )