Momenti kur ushtarët amerikanë shpëtojnë një vogëlushe nga vërshimet në Honduras

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 12:08
Momenti kur ushtarët amerikanë shpëtojnë një vogëlushe nga vërshimet në Honduras

Në internet janë publikuar pamjet kur ushtarët amerikanë e shpëtojnë përmes helikopterit një vogëlushe në Honduras pas vërshimeve të mëdha në një qytet.

Në videon e publikuar në internet shihet një ushtar amerikan që mban një vajzë të vogël përderisa të dy tërhiqen me litar nga helikopteri, ndërsa poshtë shihen disa palma të vërshuara nga uji.

Nga pamjet e incizuara me helikopter shiheshin njerëz që kishin hipur mbi kulmet e shtëpive dhe kërkonin ndihmë në San Pedro Sula, shkruan Daily Mail.

Stuhia Eta u dobësua nga uragani i kategorisë së pestë në stuhi tropikale në momenin që arriti në territorin tokësor të Hondurasit pasi shkaktoi shumë dëme në Nikaragua, ku mbetën të vdekur dy minatorë.

Kjo stuhi ka shkaktuar dëme dhe viktima edhe në shtete tjera të Amerikës së Mesme. Në Kosta Rika, një grua vendase dhe një burrë amerikanë humbën jetën pas erërave me shpejtësi rreth 180 kilometra në orë.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/11/09/8426440001994508297/640x360_MP4_8426440001994508297.mp4

(Kosova Sot Online)