Publikohet momenti kur zjarrfikësi i propozon martesë partneres

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 14:01
Publikohet momenti kur zjarrfikësi i propozon martesë partneres

Ky është momenti plot emocione kur një zjarrfikës i sapo diplomuar i propozon të dashurës, para shumë të pranishmëve që ishin mbledhur për të parë paradën e të sapo diplomuarve në departamentin e zjarrfikësve,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ishte departamenti i zjarrfikësve nga Mançesteri i Anglisë, që shpërndau videon në rrjetin social X të zjarrfikësit të ri të quajtur James.

 

Gjatë paradës ai vendosi që këtë moment ta bëjë edhe më të paharrueshëm, duke i propozuar martesë partneres së tij Melissa.

Kjo ceremoni shënonte përfundimin e kursit disamujor për zjarrfikës, dhe diplomimin si pjesëtari më i ri në këtë departament.

Partnerja e tij as që ishte e vetëdijshme se çfarë e priste, kur partneri i saj iu afrua dhe u gjunjëzua para saj duke mbajtur në dorë unazën.

Ajo mbuloi sytë nga emocionet e të pranishmit filluan të duartrokasin kur çifti shkëmbyen puthje.

(Kosova Sot Online)