Për t’iu lutur perëndisë së shiut një pulë bëhet kurban në parlament

  • A.P /
  • 25 April 2024 - 14:00
Për t’iu lutur perëndisë së shiut një pulë bëhet kurban në parlament

Skena të paimagjinueshme për demokracitë perëndimore janë regjistruar në Senatin (Parlamentin) e Meksikës, teksa një pulë është bërë kurban për t’i ofruar gjakun e saj perëndisë së shiut, të njohur si “Tlaloc”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Skena e paprecedentë u transmetua në rrjetet sociale të Parlamentit, por u ndërpre kur një pjesëmarrës, nën zhurmën e daulleve, i preu fytin pulës dhe e mblodhi gjakun në një enë.

Ceremonia e organizuar nga senatori Adolfo Gomes ka shkaktuar një valë të madhe zemërimi, por vetë anëtari i partisë qeverisëse “Morena” u mbrojt duke thënë se “Kushtetuta e Meksikës e cilëson të përshtatshme që të respektohen traditat e popujve indigjenë”.

(Kosova Sot Online)