Liam Payne insiston se nuk ka asnjë nxitim për tu martuar me këngëtaren, 2 herë të divorcuar, Cheryl!

  • 17 May 2018 - 12:57
Liam Payne insiston se nuk ka asnjë nxitim për tu martuar me këngëtaren, 2 herë të divorcuar, Cheryl!

Këngëtari 24 vjeçar Liam Payne këmbëngulë se nuk ka asnjë nxitim për tu martuar me këngëtaren Cheryl Cole, e cila deri tash është divorcuar dy herë nga martesat e mëparshme.

Image

Liam, ka thënë se martesa nuk është ndonjë punë e madhe dhe se ata po ndihen mjaftë rehat, transmeton Kosova Sot.

Ylli i ish grupit “One Direction”, muajve të fundit është përballur me spekulime në  lidhje me gjendjen e marrëdhënies së tij me Cheryl, por përderisa ata janë të lumtur, ai mbetet i bindur se martesa nuk do të ndodh në një të ardhme të afërt.
 
Image

“Unë nuk ndjej se kam nevoj ta bëjë atë hap për tu ndier më ndryshe në marrëdhënien time”, tha ai për Morning Mash Up.

Image

Liam tregoi edhe djaloshin e tij dhe të Cheryl, që tashmë ka mbushur 9 muaj dhe ka filluar të ecë.

(Kosova Sot)