RITA ORA, EDHE MODELE - VIP - Kosova Sot
RITA ORA, EDHE MODELE

RITA ORA, EDHE MODELE

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka nënshkruar me agjencinë e modeles Kate Moss, e cila do ta prezantojë në të gjitha aventurat e saj të modelimit, tash e tutje Ooo, e gjithanshme është Rita Ora! Veç kush ia ka inat! Pasi bëri namin në muzikë, dhe e provoi veten edhe në film, ajo si duket ka vendosur që të merret më intensivisht edhe me modelim. Duke shkruar në "Instagram" të mërkurën, pop ylli 27 vjeçe, postoi një foto të saj të bërë përkrah modeles 44 vjeçe, Kate Moss, duke treguar me këtë rast se agjencisë së kësaj të fundit ia ka besuar të gjithë veprimtarinë e vet si modele, tash e tutje. Me këtë rast ajo kishte një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë. Pse mos me kesh? Krejt punët i ka qitë në vijë! 
 
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)


(Kosova Sot)

16 orë e 42 minuta më parë
13/12/18