Pas triumfit, Flori publikon 'Mori', në bashkëpunim me Getin dhe Brunon (Video)

  • 17 December 2018 - 16:51
Pas triumfit, Flori publikon 'Mori', në bashkëpunim me Getin dhe Brunon (Video)

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Një javë pas triumfit, me këngën “Plas” në "Kënga Magjike", ai ka publikuar këngën e re “Mori” një bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Brunon.

Në video- klip janë gjatë gjithë kohës në qendër tre çunat duke kënduar, luajtur mes tyre por edhe me gjithë stafin e klipit duke të krijuar kështu idenë e një videoklipi shumë të këndshëm në prapaskenat e së cilit është bërë shumë qejf.

Një këngë me shumë stil dhe tejet ritmike, përputhur siç duhet për secilin prej këngëtarëve e që me siguri do të bëjnë bujë në ditët në vazhdim.

 

 

(Kosova Sot)