Më dukej se nuk e meritoja

  • 18 January 2019 - 15:25
Më dukej se nuk e meritoja

tregon sesi, për pak e kishte refuzuar rolin e mbretëreshës Elizabeth I në filmin "Mary, Queen of Scots" Pasi ka arritur një sukses të madh me rolin e saj mbretëror, aktorja Margot Robbie tregon sesi, meqë nuk ndihej në nivel të këtij roli, për pak e kishte refuzuar atë. "Më dukej se nuk e meritoja atë rol", thotë ajo. "Nuk kisha bërë studime të dramës, nuk kisha shkuar në fakultet. Mendoja se, për ta luajtur një rol të tillë, duhet të kishe shkollim adekuat", thotë Robbie. Ajo me këtë rast përmend emrat e tjerë, të mëdhenj, të këtij filmi, si Cate Blanchett, Katherine Hepburn, Dames Helen Mirren dhe Judi Dench, duke thënë se vetja i dukej askush, krahasuar me këta emra. Hajt, mos ta nin, se edhe ti goxha një copë je! Hënde! 

(Kosova Sot)