Festa vazhdon

  • 19 February 2019 - 08:14
Festa vazhdon

Jennifer Lopez, ende në festimet e Ditës së të Dashuruarve

Jennifer Lopez kishte udhëtuar në Majami për Ditën e të Dashuruarve, për festimet me të dashurin e saj Alex Rodriguez, por ky udhëtim ende nuk ka marrë fund. Ditën e shtunë, latinia 49 vjeçe, ylli nga filmi "Second Act" u pa teksa po ecte nëpër Majami me binjakët e saj dhjetë vjeç, Max dhe Emme.

Këngëtarja e hitit "If You Had My Love" ishte shfaqur jo me një, por me dy veshje të ndryshme, duke shfaqur barkun e saj të rrafshët. Këngëtarja kishte veshur një palë gete që ia kishin theksuar trupin që nuk po plaket, me plot lule tropikale dhe skena plazhi në getet e saj

(Kosova Sot)