Pse gjithmonë dashuroheni në njerëz të gabuar?

  • 23 January 2017 - 19:37
Pse gjithmonë dashuroheni në njerëz të gabuar?

DASHI

Image

Jeni të varur nga gjuetia, prandaj nuk është aspak habi që ju interesojnë vetëm personat e paarritshëm, apo të zënë. Kur ta caktoni 'cakun', nuk hiqni dorë derisa ta godisni atë mu në mes!

DEMI

Image

Marrë në përgjithësi, ju doni që t'i kontrolloni të gjitha, por jo rrallëherë, dashuroheni në personin, i cili është më i fortë se ju. Ju pëlqejnë personat "e zënë", meqë mendoni se ata janë stabilë, me të cilët mund ta krijoni një lidhje të balancuar, duke mos pasur nevojë që të merrni mbi vete ndonjë obligim, meqë ata tanimë janë "të zënë".

BINJAKËT

Image

Ju dashuroheni në ata që ju ofrojnë vetëm miqësi. Shpesh frikësoheni t'ua shfaqni ndjenjat tuaja të vërteta, prandaj shpesh iu flisni rreth njerëzve, të cilët, gjoja, ju pëlqejnë, gjë që edhe më shumë ua zvogëlon gjasat që lidhja juaj të kalojë në diçka më shumë.

GAFORRJA

Image

Dashuroheni në këdo që manifeston qoftë edhe vëmendjen më të vogël ndaj jush. Sikur të ishit romantikë për nga natyra. Nga imtësia më e vogël jeni në gjendje që ta imagjinoni një ngjarje të dashurisë dhe jetoni në re dhe me shpresa se diçka do të ndryshojë. Por, rëndom përfundoni me zemër të thyer.

LUANI

Image

Femrat e kësaj shenje dashurohen në djemtë e këqij, të cilët duan që të jenë në qendër të vëmendjes, por sapo ta arrijnë qëllimin, kalojnë te viktima tjetër. Meqë keni vetëbesim të lartë, mendoni se ju do ta keni një fat tjetër te ta. Por, kjo kurrë nuk ndodh.

VIRGJËRESHA

Image

Meqë tentoni që të jeni të përkryer, ju jeni në kërkim të njerëzve me të meta, të cilat të meta doni t'ua largoni, gjë që paraqet një problem të madh, meqë assesi të mësoni se nuk mund t'i "rregulloni" njerëzit. Gjithçka rreth vetes e shihni si një projekt të cilin do ta përsosni, por rëndom ajo që ndodh, është të përfundoni me lot në sy.

PESHORJA

Image

Lidheni me vetmitarët dhe me njerëzit të cilët frikësohen nga lidhja, meqë mendoni se i kuptoni në tërësi. Por, nga ato lidhje dilni të dëshpëruar, meqë tipat e tillë me të vërtetë e duan vetminë e tyre më shumë se çdo gjë tjetër në jetë.

AKREPI

Image

Ju pëlqejnë vetëm gjërat e ndaluara dhe, kur shihni se ndokush është "mbi ligën tuaj", atëherë jepni gjithçka nga vetja që ta bëni për vete. Por, tentimet e tilla rëndom marrin fund pa sukses.

SHIGJETARI

Image

Ju pëlqejnë aventuristët, por prisni që ata të lidhen me ju, duke mos kuptuar që ata njerëz kanë kuptim vetëm për udhë- timet dhe aventurat e veta, e kurrsesi për martesë me ju, apo me dikë tjetër.

BRICJAPI

Image

Ju tërheqin meshkujt të cilët gjithmonë ju lënë të hutuar, meqë ju dërgojnë sinjale të përziera. Kjo ndodh kështu meqë meshkujt direkt ju frikësohen, prandaj edhe ktheheni kah ata që pështjellojnë.

UJORI

Image

Jeni një ëndërrimtare që mendon se dashuria me të vërtetë fiton mbi të gjitha, prandaj nuk keni asgjë kundër një përzgjedhjeje tepër të keqe të meshkujve për ju. Ju besoni se dashuria juaj, e kombinuar me butësi, do t'i ndryshojë, e në fund shihni se partneri ju merr për budallaqe dhe ikë me tjetrën.

PESHQIT

Image

Kurrë nuk e harroni askënd me të cilin keni dalë qoftë edhe vetëm një herë, prandaj jeta e dashurisë ju përbëhet nga rrethi i njëjtë i njerëzve të njëjtë, të cilët i lutni për edhe një shans. Për shkak se jeni kaq të butë dhe optimistë, ju vetëm sa ua jepni të tjerëve edhe një shans që t'ua thyejnë zemrën përsëri, gjë që edhe ju ndodh.  

(Kosova Sot)