Çfarë janë vajzat e shenjave të ndryshme të horoskopit?

  • 13 January 2017 - 09:38
Çfarë janë vajzat e shenjave të ndryshme të horoskopit?

Pjesëtaret e shenjave të zjarrta janë të njohura për temperamentin e tyre, ato të shenjave ujore për emocionalitetin, kurse pjesëtaret e shenjave tokësore, për racionalizmin e spikatur ,raporton Gazeta Kosova Sot

DASHI Pjesëtaret e kësaj shenje karakterizohen nga lëkura e bukur, sytë dhe mollëzat e theksuara. Motoja e tyre është "lëviz" dhe janë të dalluara për entuziazmin dhe dëshirën për veprim. E meta e tyre është se nuk janë taktike. Mund të jenë xheloze.

Image

 

DEMI Fytyra e rrumbullakët me shprehje të ngrohtë, sytë e mëdhenj, të rrumbullakët dhe figura e bukur - ky është përshkrimi më i shpeshtë i femrave të kësaj shenje të horoskopit. Motoja e tyre është "uji i qetë e shembë kodrën". E meta e tyre është se me çdo kusht e duan sigurinë.

Image

BINJAKËT Këto vajza janë mbi mesataren, kanë fytyra të ngushta dhe ovale, hundë të hollë dhe mollëza të larta. Nëse nuk e shihni për një kohë të gjatë, nuk do ta njihni më, meqë shpesh e ndryshojnë pamjen. Janë inteligjente. E meta e tyre është se fillojnë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Nuk e durojnë mërzinë. 

 

Image

 

GAFORRJA Fytyra e rrumbullakët, buzët e plota, sytë me ngjyrë të theksuar dhe figura e rrumbullakët, këto janë shenja karakteristike të femrave Gaforre. Janë të mençura, por edhe impulsive. E meta e tyre është se janë tepër të ndjeshme, sidomos ndaj kritikave dhe janë shpesh pesimiste.

Image

 

LUANI Flokët janë karakteristikë kryesore e femrave të kësaj shenje. Por, shpesh kanë edhe gjinj të bukur, fytyrë ovale dhe sy të mëdhenj. Dallohen për nga qeshja e zëshme. Ndonjëherë mund të jenë arrogante. Janë inteligjente dhe kreative, por e meta e tyre është prirja për gjëra të kota.

Image

VIRGJËRESHA Vajzat e kësaj shenje dallohen për nga pamja e butë, me fytyrë ovale, me gojë të bukur dhe qafë të gjatë. Femrat e lindura në këtë shenjë janë sharmante dhe të talentuara. Janë të prira për të kritikuar, por edhe për të falur shumë. E meta e tyre është se ndonjëherë janë tepër egoiste.

Image

 

PESHORJA Buzëqeshja e bukur, duart elegante, qafa e gjatë, si dhe lëvizjet elegante janë karakteristika të vajzave të kësaj shenje. Për to rëndësi të madhe ka që partneri t'i dojë më së shumti në jetë. E meta e tyre është se janë të llastuara, tekanjoze dhe shumë egocentrike.

Image

 

AKREPI Eshtrat e fortë, balli i lartë, si dhe nofullat e theksuara, të shoqëruara me një shikim magnetik, janë karakteristikat e kësaj shenje. Edhe pse janë shumë besnike, vajzat e kësaj shenje kanë frikë nga afërsia dhe intimiteti. E meta e tyre është se duan t'i kontrollojnë të tjerët, bile edhe ta shfaqin xhelozinë. Janë misterioze.

Image

 

SHIGJETARI Të imta dhe me fytyrë ovale, me eshtra të fortë, por me një pamje jo aq të rëndomtë. Kjo i karakterizon vajzat e shenjës në fjalë. Kanë apetit të madh për jetë dhe energji të pashtershme. E meta e tyre më e madhe është prirja për të shitur mend.

Image

 

BRICJAPI Lëkura e bukur, qafa elegante, si dhe gjymtyrët e bukura, janë shenjë mbrojtëse e vajzave Bricjap. Për familjen dhe për njerëzit e dashur janë në gjendje që të bëjnë gjithçka. E meta e tyre është se janë në gjendje që t'i fshehin tepër mirë ndjenjat e tyre, duke insistuar se kurrë nuk e kanë fajin.

Image

 

UJORI Vajzat e kësaj shenje shpesh mund të përshkruhen si të bukura, me sy përrallorë dhe me stil të veçantë. Ato janë mike të mira, humanitare dhe të shoqërueshme. Në lidhjet e dashurisë janë të vështira. E meta e tyre është se botën e shikojnë jo të tillë si është, por si do të donin që ajo të ishte.

Image

 

PESHQIT Sytë e mëdhenj dhe të rrumbullakët, buzët seksi dhe dhëmbët e shputat e vogla janë ato që i karakterizojnë vajzat Peshq. Kanë qëndrim protektiv ndaj jush dhe ndaj atyre që i duan. E meta e tyre më e madhe është që pranojnë gjithçka edhe nëse vuajnë dhe lëndohen. 

Image

 

(Kosova Sot)