Si ta bëni për vete atë, në bazë të shenjës së horoskopit?

  • 15 January 2017 - 09:30
Si ta bëni për vete atë, në bazë të shenjës së horoskopit?

Kur t'i vardiseni dikujt, është mirë ta dini cilës shenjë i përket,raporton Gazeta Kosova  Sot

DASHI - ORGANIZOJENI NJË TAKIM AKTIV Në takim me dashin mos shkoni pa energji apo, larg qoftë, të lodhur. Duhet të jeni të gatshëm për çdo gjë: për shëtitje kilometrike, për ndjenje nëpër qytet, për garë me gjithç- ka dhe me të gjithë... një takim me të vërtetë aktiv. Nëse i thoni se ju pëlqejnë garat, atëherë thuajse e keni bërë për vete.

Image

 

DEMI - PËRGATITJANI DARKËN Dashuria te Demi kalon nëpër bark. Mos t'ju mashtrojë pamja e tij. Edhe nëse para vetes nuk keni një mashkull "të plotë", çdo Dem preferon që të hajë sa më mirë. Nëse pas darkës të cilën e keni përgatitur ju ia ofroni edhe ndonjë ëmbëlsirë, atëherë Demi në fjalë është i tëri i juaji.

Image

 

BINJAKËT - DARKË NË VEND PUBLIK Edhe binjakët mund t'i nxirrni në darkë, në disa darka bile. Mos shkoni diku jashtë qytetit, ku nuk ka internet, meqë meshkujt e kësaj shenje, përpos me ju, duan që të jenë në kontakt me tërë shoqërinë e tyre. Dalja me Binjakët nuk është e mërzitshme, por mund të jetë konfuze.

Image

 

GAFORRJA - MOS IA KRITIKONI NËNËN Nëse dilni me ndonjë mashkull të kësaj shenje, atëherë zgjidheni ndonjë vend të qetë, ku nuk do t'ju shohë kush. Pa marrë parasysh si sillet, thellë në vete çdo mashkull i kësaj shenje është njeri i turpshëm. Nëse ju fton në shtëpinë e tij, as në mendje nuk duhet t'ju shkojë që t'ia kritikoni nënën.

Image

 

LUANI - POHONI ME KOKË Dalja me një Luan dhe bërja e tij për vete janë gjëra krejt të thjeshta. Pohoni me kokë (pa marrë parasysh se çka thotë ai), miratojeni çdo gjë që e thotë ai, shkarazi lëvdojani stilin e flokëve edhe nëse i ka flokët katastrofë. Nëse dilni, atëherë ajo duhet të jetë dalje që do të mbahet mend.

Image

 

VIRGJËRESHA - RREGULLOHUNI MIRË Rregulli i parë dhe kryesor te mashkulli i kësaj shenje, është që të rregulloheni mirë për takim dhe assesi të mos vonoheni. Nëse ai vonohet, mundohuni që të mos i jepni rëndësi kësaj gjëje. Në takim shkoni e rregulluar, duke përfshirë thonjtë, flokët, veshjen, meqë ai do t'ju analizojë deri në hollësi.

Image

 

PESHORJA - PËR VENDIN E TAKIMIT VENDOSNI VETË Nëse planifikoni takim me ndonjë person të kësaj shenje, atëherë ju vetë duhet ta caktoni vendin e takimit dhe sa do të rrini aty. Për Peshoren ka shumë rëndësi se çka do të vishni. Por, në asgjë nuk duhet ta teproni, e as të grindeni me dikë gjatë takimit.

Image

 

AKREPI - ÇFARË TAKIMI, MORE Me Akrepin më së mirë të mos dilni fare në takim klasik. Në vend të takimit, ftojeni që ta shikoni së bashku filmin "Bacis Instincts". Me këtë rast nuk ka rëndësi se çka do të vishni, meqë Akrepi do të jetë i interesuar sesi t'ju zhveshë sa më parë.

Image

 

SHIGJETARI - ÇOJENI NË KOPSHT ZOOLOGJIK Daljen me Shigjetarin duhet ta filloni gjatë ditës. Simpatinë e tij do ta fitoni duke shkuar në disa vende të ndryshme, e vizita në kopshtin zoologjik duhet të jetë njëri nga to. Lëreni që të flasë lirshëm rreth kulturave të ndryshme, vendeve të largëta...

Image

 

BRICJAPI - VISHUNI ME TË ZEZË Bricjapit nuk i pëlqen që të vonoheni në takim. Atij i duhet "që të zgjohet herët". E, puna për të është e shenjtë. Për këtë shkak përkujdesuni që të dilni në takim gjatë ditëve të fundjavës. Pasi që të dilni në drekë, vizitojeni ndonjë vend atraktiv dhe Bricjapin e keni bërë për vete.

Image

 

UJORI - PA INTERNET S'KA SHANSE Edhe nëse keni dalë në takim të dashurisë, silluni sikur të kishit dalë me ndonjë mik. Për Ujorin me rëndësi është që ta çoni diku ku ka lidhje të mirë të internetit, meqë celulari për të është numër një, për çka edhe ka tipin më të ri të celularit. Por, nëse doni që ta bëni për vete, duhet t'ia "mundni celularin".

Image

 

PESHQIT - QANI SË BASHKU Nëse planifikoni që të dilni me një person të kësaj shenje, atëherë llogaritni në një dozë konfuzioni. Nuk përjashtohet mundësia që ai t'ju presë në takim në ora tetë edhe pse më parë keni caktuar një takim në dhjetë, p.sh. Shikoni mirë se ku e lë veturën ai pasi që ta parkojë atë, meqë është tepër i prirë që ta harrojë vendin ku e ka parkuar veturën, gjë që më pas mund të shndërrohet në problem të vërtetë. Më pas mund ta shikoni ndonjë film romantik, duke qarë së bashku. 

Image

 

(Kosova Sot)