Horoskopi zbulon pse nuk keni fat në dashuri

  • 17 January 2017 - 10:53
Horoskopi zbulon pse nuk keni fat në dashuri

Dashi

Natyra e pavarur që ju tërheq sikur kënga e sirenave në fillim të lidhjes me një Dash, shpejt fillon që t'ju nervozojë. Dashi duhet ta shtypë egon e vet dhe ta ndryshojë qëndrimin "unë në rend të parë", për shkak të kompromiseve të përkohshme, nëse ka ndërmend që lidhja të funksionojë.

Image

Demi

Mos mendoni që partnerin do ta keni besnik nëse pushoni së përkujdesuri për pamjen tuaj, apo nëse bëheni dembel, sa i përket hyzmetit ndaj romancës. Demi kokëfortë po ashtu ka tendencën që të mbajë mend për të keq, për çka grindja vazhdimisht përsëritet.

Image

Binjakët

Nëse mashtrimi është pjesë përbërëse e lidhjes tuaj, kjo mund të thotë se te ju janë aktivizuar karakteristikat e Binjakëve Lidhja me Binjakët mund të jetë hutuese, nëse Binjakët tregojnë natyrën e tyre tepër shpesh, gjë që mund ta bëjë partnerin që të ikë. 

Image

Gaforret

Gaforret kanë tendencë që, herët në lidhje të përmendin gjëra "të tmerrshme", sikur që janë martesa dhe fëmijët. Si partnerë, Gaforret janë imponues, partnerët e tyre ndihen të ngufatur dhe duan që të ikin sa më parë.

Image

Luani

Luani vazhdimisht grindet me partnerin e tij, por mu për këtë shkak edhe e do atë. Partnerit të hutuar mund t'i duket sesi Luani vazhdimisht e fillon luftën, gjë që mund të shkaktojë lodhje. Luani mund të mbetet vetëm nëse fitorja personale bëhet më e rëndësishme për të sesa përvetësimi i zemrës së dikujt.

Image

Virgjëresha

Kjo krijesë e mrekullueshme, e cila do të donit t'i ftonit në takim, as që mendon se mund të jeni të interesuar, meqë Virgjëreshat janë tepër të turpshme. Ato shpejt heqin dorë dhe mund të mos ju thërrasin kurrë më.

Image

Peshorja

Jeta e dashurisë së një Peshoreje mund të jetë katastrofë, nëse përzgjedh partnerët që janë të "prishur" dhe duhet të "ndreqet". Në të vërtetë, Peshorja pa vetëdije kërkon njerëz që janë të këqij për të.

Image

 

Akrepi

Humori sarkastik i Akrepit mund ta dëmtojë lidhjen dhe të bëhet shkak i prishjes së lidhjes. Akrepi mund të bëhet tekanjoz, në stilin "krejt apo asgjë", duke dëbuar kështu joshësit potencialë. Disa Akrepa kanë tendencë që ta kontrollojnë partnerin.

Image

Shigjetari

Nëse keni standarde tepër të larta, atëherë me gjasë jeni Shigjetar. Me siguri se meritoni më të mirën dhe nuk është e thënë që të jeni në lidhje me çdo kusht. Por, mendimi që askush nuk është i mirë për ju, nuk është aq tërheqës.

Image

 

Bricjapi

Bricjapi mund të jetë i tërhequr, bile edhe xheloz, derisa ta fitoni besimin e tij. Për fat të keq, kjo kërkon shumë kohë dhe mund. Partneri mundet lehtë që të nervozohet dhe të mërzitet, para se ta zbulojë vlerën tradicionale të Bricjapit.

Image

 

Ujori

Ujori është kokë- fortë dhe nuk mundohet ta fshehë natyrën e vet kaotike. Kjo mund të jetë e preferuar në fillim të lidhjes, por konfliktet e vazhdueshme të cilat i shkakton Ujori, me kalimin e kohës bëhen destruktive.

Image

Peshqit

A vuani ende nga dashuria e kaluar? Atëherë me gjasë jeni të shenjës Peshqit, pjesëtarët e së cilës shenjë janë të prirë që ta vajtojnë një kohë të gjatë ndarjen, apo ta vazhdojnë përtej mase lidhjen e keqe. Peshqit munden vazhdimisht që të hyjnë në lidhje me partnerë që i shfrytëzojnë.

Image

 

 

(Kosova Sot)